Flash News

KRYESORE

De Telegraaf: Holanda bllokon pranimin e Shqipërisë në BE

De Telegraaf: Holanda bllokon pranimin e Shqipërisë në BE

Gazeta holandeze "De Telegraaf", shkruan se Holanda  do te vendose veton në Parlamentin Evropian në Bruksel me 28 dhe 29 qershor, ku do të dalë kundër hapjes se bisedimeve BE-Shqiperi.

‘Holanda bllokon pranimin e Shqipërisë në BE’, titullohet artikulli. Më tej, shkruhet se shumica e partive të parlamentit holandez janë kundër hapjes së  negociatave dhe shkak për këtë janë bërë shqetësimet për krimin e organizuar dhe korrupsionin.

"Shumica e partive të parlamentit holandez e dërgon qeverinë e Holandës në Bruksel me mesazhin e qartë për të mos votuar pro hapjes së negociatave. Shqipëria, vendi ballkanik  i goditur nga varfëria u bë kandidat për anëtarësim në BE disa vjet më parë me miratimin e Dhomës së Përfaqësuesve. Komisioni Europian tani dëshiron të nisë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë. KE madje përmend një vit në të cilin anëtarësimi duhet të jetë një fakt: 2025", shkruan De Telegraaf".

Në artikull citohet Ministri i Jashtëm holandez, Blok, i cili deklaron: ‘Ne kemi shqetësime serioze në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar- duke shtuar se - më shumë përparime duhet të bëhen në këto çështje. Megjithatë ai ende nuk e mbyll derën për Shqipërinë.

kujtojmë që partitë e deklaruara kundër hapjes së negociatave në parlamentin holandez janë 5, VVD, CDA, CU, PVV dhe PS 50Plus.

Një prej deputetëve të CDA, Van Helvert në prononcimin për gazetën pranon ndikimin rus dhe atë kinez në rajon, por sipas tij kjo nuk është një arsye për të bërë pazare me parimet dhe standardet europiane. Vetëm dy forca politike parlamentare D66 dhe GroenLinks duan që BE të fillojë bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Të fundit