Flash News

KRYESORE

De Vrij shkrin Lazion, sheh vetëm një rival për titull

De Vrij shkrin Lazion, sheh vetëm një rival për titull

Mbrojtësi i Interit, Stefan de Vrij, foli në lidhje me ndeshjen e fituar ndaj Milanit. Ai bëri një ndeshje të madhe dhe arriti të shënonte gol.

GOLI – “Është hera e dytë që shënoj në derbi, Milani më sjell fat. Nuk do e harroj kurrë këtë gol. Erdhi në një ndeshje decizive dhe një moment të rëndësishëm për mua. Çfarë ndjesie kur pashë topin në rrjetë. Ishte një mbrëmje madhështore dhe realizuam diçka të shkëlqyer duke përmbysur ndeshjen”.

IBRA – “Ishte hera e parë që përballesha me të. Karriera e tij flet vetë. Në derbi shënoi dhe dhuroi një asist. E dinim që do të ishte një kundërshtar i vështirë për t’u frenuar. Kam shumë respekt për të”.

TITULLI – “Do të jetë një betejë e ashpër dhe intensive. Kemi një diferencë golash më të mirë se Juventusi, por në fund vlejnë ndeshjet direkte dhe ne e kemi humbur të parën. Na pret një tjetër sfidë e madhe kundër Lazios në fundjavë. Është një nga ato ndeshje ku çdo futbollist dëshiron të luajë. Duhet të vijojmë në këtë mënyrë, javë pas jave”.

Të fundit