Flash News

KRYESORE

Debat i ashpër në Kuvend, Rama deklaratë nga Kryeministria. E ka kush e ka...

Debat i ashpër në Kuvend, Rama deklaratë nga Kryeministria. E ka

Në kulmin e një debati të ashpër në Kuvend mes mazhorancës dhe opozitës, kryeministri Edi Rama del në një deklaratë nga kryeministria. Mirëpo, Rama nuk diskuton për problematikat e trajtuara nga Partia Demokratike, por devijon nga çështja e nxehtë e ngritjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Rama deklaton se që tani e tutje dokumentet do të merren në sistem, dhe do të ulet burokracia në administratë. Rama thekson se pensionistët nuk do të kenë më nevojë të marrin një vërtetim pensioni por do jetë gjithçka në sistem, duke evituar pritjen në radhë për otë të tëra.

Ndërsa për zënien e foltores nga opozita, Rama ka ironizuar median që sipas tij, nuk merret me çështe që janë më të rëndësishme si burokracia në administratë.

“Meqë media merret me media më të rëndësishme siç është zënia e foltores së parlamentit, e ka kush e ka.... dua të kërkoj që mundësisht të ndihmoni të çlironi sa më shpejt njerëzit nga burokracia, nga baza e presionit të madh që po funksionon prej vitesh, shto ujë e shto miell, duke mbingarkuar dhe stresuar gjithë këtë popull”, shtoi më tej Rama në konferencën e sotme për shtyp për këtë çështje.

Të fundit