Flash News

KRYESORE

Debat i ashpër Rezart Taçi-Blendi Fevziu në studio: Nuk ka hetim ndaj meje!

Moderatori Blendi Fevziu, gjatë një bisede telefonike me biznesmenin Rezart Taçi, e pyeti këtë të fundit lidhur me hetimin, që sipas Fevziut ka nisur ndaj tij nga ana e Prokurorisë për mospagim taksash.

Taçi reagoi nervoz ndaj Fevziut, duke e pyetur se cili ishte burimi i këtij i informacioni.

Fevziu replikoi se ishte një lajm që ishte bërë i ditur sot nga të gjitha mediat.

Mirëpo Taçi pretendoi se ky ishte një lajm i pavërtetë dhe se ishte fabrikuar nga një media dashakeqe, qëllimisht karshi tij.

Taçi e ftoi Fevziun që t’i tregonte një dokument apo shkresë se ku e bazonte lajmin e tij.

Taçi i tha që të mos jepnin më si të vërteta, lajme të pavërteta.

“Meqë ju e thoni që është lajm i pavërtetë, unë e pranoj” – tha Fevziu.  

Të fundit