Flash News

KRYESORE

Debat i ashpër mes Arian Çanit dhe gazetarit të TCH: Ti je debil, o hajvan!

Debat i ashpër mes Arian Çanit dhe gazetarit të TCH: Ti je

Një debat i ashpër u zhvillua në emisionin “360 gradë” në Ora News mes gazetarit Arian Çani dhe spikerit të lajmeve të Top Channel, Denis Dyrnjaja.

Përplasja nisi kur Çani u shpreh se integrimi i Shqipërisë në BE do të ketë kosto të larta për qytetarët dhe se ky fakt nuk duhet anashkaluar nga të ftuarit.

Dyrnjaja replikoi menjëherë duke e akuzuar Çanin: “Ti flet kot, ti nuk kupton nga politika e jashtme. Kur unë jepja lajme, ti sapo kishe ardhur nga Gjirokastra dhe haje patate të skuqura dhe pica”, i tha Dyrnjaja gazetarit Çani.

Ky i fundit iu përgjigj menjëherë duke i thënë: “Ti je feminor dhe debil. Je edhe idiot. Vazhdo kështu nëse do se kam të tjera për të të thënë ty po deshe, o hajvan!”.

Për të shuar debatin, ndërhyri drejtuesi i emisioni, Artur Zheji, i cili tha se të ftuarit në emision nuk duhet ta personalizojnë debatin.

https://www.youtube.com/watch?v=7SWPKTfGs8Y

 

Të fundit