Flash News

KRYESORE

Debat i ashpër në ‘Opinion’, Rama-Fevziut: Ore kujt i bërtet ti?

Debat i ashpër në ‘Opinion’, Rama-Fevziut: Ore kujt i

Edi Rama është i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, përballë katër gazetarëve, por debatin më të ashpër e ka patur me moderatorin Blendi Fevziu.

Rama është tensionuar pasi Fevziu i ka nxjerrë një listë të gjatë me premtimet e pambajtura në këto katër vite dhe mënjëherë ka nisur propagandën si kundërpërgjigje.

Kur Rama po justifikohej për braktisjen e rrugës së Arbërit, Fevziu i ka kujtuar Lungomaren e Vlorës, e cila pas 4 vitesh nuk është ende gati. Ky ka qenë momenti kur Rama ka shpërthyer.

Rama: Këto janë banalitete.

Fevziu: Nuk janë banalitete, shkoni dhe shikojeni.

Rama: A më pyete? Prit të përgjigjem.

Rama: Mos më tregua mua tani…

Fevziu: Ore unë të tregoj çfarë të dua…

Fevziu: Po se më the rruga e Arbërit, ja ku ke Lungomaren…

Rama: Ore kujt po i bërtet?

Fevziu: Po ti kujt i bërtet?

Rama: Më pyet dhe unë të jap përgjigje…

Fevziu: Po të pyes pra…

Rama: Mos më bëj lodra fjalësh.

 

Të fundit