Flash News

KRYESORE

Debat mes analistit dhe deputetit: T’ju vijë turp, jeni servilosur për një çikë pushtet

Debat mes analistit dhe deputetit: T’ju vijë turp, jeni servilosur

Tema e krizës politike ku ndodhet sot vendi ka sjellë përplasje mes deputetit të Partisë Socialiste, Ervin Bushati dhe analistit Tomor Alizoti.

Duke folur në emisionin “Opinion” , Alizoti tha se Kryeministrin Edi Rama e sheh si një njeri të rrezikshëm pas të cilit servilosen të tjerët për pushtet.

Tomor Alizoti: Në Shqipëri gjithmonë ka pasur njerëz që i janë servilosur diktatorëve dhe në sytë e mi z.Rama është një njeri shumë i rrezikshëm. Jeni servilosur atje për çik pushtet, një njeriu të rrezikshëm atje që ka marrë gjithë pushtetin, e nesër po merr…

Ervin Bushati: Të dalim me pushkë dhe të djegim Shqipërinë?

Tomor Alizoti: Kush po ta djeg Shqipërinë? A i more të gjitha? Tani i morët zgjedhjet, i bëtë të gjitha vetë dhe ktheheni akoma pas 100 vjetësh, fajin e ka Saliu. T’ju vijë turp!

Të fundit