Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Debat midis Sonila Meços dhe Delina Ficos për kryeprokuroren; gruaja e deputetit të PS i shmanget dy herë pyetjes së gazetares për ‘shoqërinë civile’
Gazetarja Sonila Meço ka mbështetur tezën e ish-kryeministrit Sali Berisha për djegien e mandateve të deputetëve si gjest për të rikthyer besimin te reforma në drejtësi, e shembur pas emërimit të kryeprokurores së përkohshme vetëm me votat e mazhorancës.
Por ky qëndrim nuk është përkrahur nga aktivistja e shoqërisë civile, Delina Fico, njëkohësisht gruaja e deputetit të PS, Bledi Çuçi.
Në komentet që kanë shkëmbyer me njëra-tjetrën, Fico i referohet në çdo rast deklaratave të ambasadave të SHBA-së dhe BE-së, e jo Kushtetutës të Shqipërisë. Ajo madje del hapur kundër sjelljes së opozitës shqiptare.
Megjithatë, gazetarja Meço ka theksuar se është më sovraniste në këtë çështje dhe e pyet Ficon nëse shoqëria civile ka apo jo përgjegjësi në mosformimin e KLP-së. Ndonëse kjo pyetje i drejtohet dy herë gruas së ish-ministrit, prej vitesh aktiviste, ajo i shmanget duke mos dhënë përgjigje.