Flash News

KRYESORE

Debat te United, Mourinho i kundërvihet mesfushorit Pogba: Unë jam shefi!

Debat te United, Mourinho i kundërvihet mesfushorit Pogba: Unë jam

Gjatë kësaj jave është zhvilluar një takim mes trajnerit të Manchester United, Mourinho dhe mesfushorit francez Pogba, ku nuk kanë munguar zërat për një debat mes tyre.

Sipas "The Sun", bisedimet janë zhvilluar në zyrën e Mourinhos në Carrington, ndërsa mësohet se Mourinho i ka treguar Pogbas se kush është shefi.

“Shikoni shenjën në derën time kur të dalësh, aty thotë se unë jam trajneri, unë jam shefi!"- mësohet t’i ketë thënë Mourinho mesfushorit.

Raportimet e fundit nga mediat angleze shkruajnë se Pogba është aq i pakënaqur sa që i ka kërkuar agjentit të tij, largimin nga klubi dhe transferimin tek një klub tjetër, ku nuk përjashtohet një rikthim tek Juventusi apo transferimi tek Reali i Madridit.

Të fundit