Flash News

KRYESORE

Debate brenda mazhorancës, deputetët e PS-së ankesa për ministrat

Debate brenda mazhorancës, deputetët e PS-së ankesa për

Pa u mbushur ende dy muaj, deputetët e Partisë Socialiste kanë nisur të shfaqin hapur kritikat e tyre përsa i përket ministrave të qeverisë.

Në mbledhjen, me dyer të mbyllura, të grupit parlamentar të PS-së deputetët kanë kritikuar ministrat për raportet që po mbajnë me të zgjedhurit dhe militantët e PS-së.

Mimi Kodheli, Xhemal Qefalia, Pjerin Nderu por edhe Vullnet Sinaj ishin deputetët të cilët kanë shprehur kritikat e tyre për ministrat e kabinetit qeveritar. “Ministrat nuk na përgjigjen, janë bërë si pronarë firmash”, mësohet të jetë shprehur deputeti Ndreu.

Ndërkohë, vetë Rama nuk ishte i pranishëm pasi u largua nga mbledhja para nisjes së diskutimeve.

Të fundit