Flash News

KRYESORE

Debate midis grupit ‘Anti Basha’. Topalli del kundër Genc Rulit

Debate midis grupit ‘Anti Basha’. Topalli del kundër Genc Rulit

Jozefina Topalli, e cila njihet si një ndër kritiket më të mëdha të kreut të PD-së, Lulzim Basha ka dalë kundër kritikut tjetër Genc Ruli në lidhje me çadrën.

Duke folur dje në “ABC News”, Genc Ruli tha se çadra ishte e sinqertë dhe qëllimi i saj ishte fisnik e i shërbeu demokracisë, pavarësisht se çfarë ndodhi më pas. Mirëpo Topalli nuk ka të njëjtin qëndrim. Duke folur edhe ajo për “ABC Neës” sot, tha se çadra ishte e paramenduar nga Basha për të ruajtur pushtetin vetjak. “Çadra i shërbeu vetëm një qëllimi, pushtetit të Bashës në PD. Ai mënjanoi të gjitha mbledhjet e strukturave me çadrën”, tha Topalli.

Të fundit