Flash News

KRYESORE

Debate në studio/ Muka i drejtohet Vasilit: T'i tha Rama këto me mesazh?

Debate në studio/ Muka i drejtohet Vasilit: T'i tha Rama këto me

Ish zëvendës-ministri i Arsimit, Taulant Muka ka zhvilluar një debat me tone të larta me aktorin Laert Vasili.

Teksa po diskutohej për protestën e studentëve, Vasili i kërkoi Mukës që të mos paraqitet si i pafajshëm se nuk erdhi nga qielli.

“T'i tha Rama këto me mesazh? T'i dërgoi me mesazh?”, kundërshtoi studiuesi.

Pjesë nga biseda: 

Vasili: Taulant ktheu këtej nga unë. Po të flas unë. Kam qenë 20 vjet në Evropë dhe kam bërë më shumë për Shqipërinë. Nuk erdha këtu dhe u bëra zv/ministër. Mos na u paraqit si i pafajshëm këtu sikur ke rënë nga qielli.

Muka: T'i tha Rama këto me mesazh? T'i dërgoi me mesazh?

Vasili: Ti ke qenë punonjës i tij. Unë nuk u katapultova.

Muka: Unë dola dhe i plasa në fytyrë. Nuk bëj kompromis me korrupsionin.

Vasili: Mos bëj si radio Iliria. Ti nga na erdhe që u bëre zv/ministër.

Muka: Erdha nga Harvardi. Kam 60 publikime brenda 5 viteve. Qeveria nuk pati guximin të shpërndarë CV-në time.

 

Të fundit