Flash News

KRYESORE

Debate të forta mes Gjiknurit dhe Vasilit, ndërpritet mbledhja e Këshillit Politik

Debate të forta mes Gjiknurit dhe Vasilit, ndërpritet mbledhja e

Është ndërprerë mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, që po mbahet në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Shkak është bërë një debat i fortë mes bashkëkryetarit të komisionit të reformës zgjedhore Damian Gjiknuri dhe përfaqësuesit të opozitës nga LSI, Petrit Vasili.

Kujtojmë se pakënaqësitë kanë nisur që dje pas qëndrimit të prerë të kryeministrit Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, i cili rrëzoi kushtet e opozitës për qeveri trazitore tre muaj para zgjedhjeve të reja parlamentare, si dhe që Kolegji Zgjedhor të përbëhet nga gjyqtarë që nuk e kanë kaluar vettingun.

“Këtu nuk bëhet fjalë për të pranuar propozimet e opozitës, por dakordësuar propozimet e OSBE-së, nuk di të ketë një të tillë që të përputhet me çka ju thatë për qeveri transitore. Di që janë shumë të qarta propozimet, dy pika janë të panegociueshme, e para depolitizimi i administratës zgjedhore, gjë për të cilën ODHIR ka rekomanduar depolitizimin. Në këtë pikë jemi gati dhe ta bëjmë dhe administrata t'u takojë qytetarëve. Dhe përgjegjësia e administratorëve zgjedhore të jetë qytetare dhe ligjore dhe se në kolegjin e zgjedhor e gjykatësve që nuk kanë kaluar vettingun, ky është një tjetër propozim, që nëse nuk gabohem, se mbase ka qenë, dhe ndoshta nuk jam i informuar se është Gjiknuri që e ndjek këtë proces. Por e përsëris, gjykatës që nuk kanë kaluar vettingun nuk do të pranojmë që të jenë pjesë e kolegjeve zgjedhore.

Këto dyja janë kyçe, administrata e depolitizuar dhe trupa e kolegjit me gjyqtarë që e kanë kaluar vettingun. Presim që të dalim me një draft për të çuar përpara procesin”, deklaroi dje Rama.

Sipas opozitës, PD dhe LSI, deklaratat e Ramës vënë në rrezik konsensusin për Reformën Zgjedhore. Lexo edhe: Zbardhen e-mail-et e PD-LSI në Këshillin Politik: Deklaratat e Ramës vënë në rrezik konsensusin për Reformën Zgjedhore

Dy kushtet e opozitës para zgjedhjeve, Bylykbashi i përgjigjet Ramës: Je shejtani që duhet yshtur dhe pëzënë nga ky proces

 

Të fundit