Flash News

KRYESORE

Debatet brenda PS-së shtyjnë seancën plenare; Braçe dhe Ahmteaj ‘përplasen’ para Ramës

Debatet brenda PS-së shtyjnë seancën plenare; Braçe dhe

Debatet brenda mazhorancës kanë bërë që të shtyhet seanca plenare e parashikuar për të nisur në orën 10:00 ku në rend të ditës është paketa fiskale dhe buxheti i vitit ët ardhshëm.

Para nisjes së seancës, socialistët kanë mbledhur grupin parlamentar dhe mësohet se gjatë mbledhjes ka pasur debate mes ministrit Arben Ahmetaj dhe kryetarit të komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe.

Ky i fundit, ka kërkuar që pagat deri në 400 mijë lekë të përjashtohen nga tatimi, por ky propozim është kundërshtuar nga ana e ministrit të Financave.

Përplasja mes Braçes dhe Ahmetajt ka nisur që gjatë diskutimeve në komisionet parlamentare të paketës fiskale ndërsa do të jetë seanca plenare ajo ku do të shihet se cilin prej propozimeve do të mbështesin socialistët.

Të fundit