Flash News

KRYESORE

Debatet me partnerin, një nga arsyet e pagjumësisë

Debatet me partnerin, një nga arsyet e pagjumësisë

Shumë çifte e dinë që nuk duhet shkojnë të flenë direkt pas një debati me partnerin!

Zemërimi jo vetëm që dëmton marrëdhënien tuaj, por edhe prish gjumin, pohojnë studiuesit e një hulumtimi të bërë në Iowa.

Në studim janë përfshirë çiftet që kanë debat të vazhdueshëm. Duke u përpjekur për t’u treguar të duruar në lidhje me konfliktin bashkëshortor, nuk ja dolën dot.

Në këto çifte vihet re se ka mungesë të gjumit. Ata e kalojnë natën zgjuar duke menduar rreth debatit, arsyet e zënies apo mos ndoshta janë vetë fajtor.

Mund të ketë edhe një arsye fizike, pasi ndjenjat e zemërimit rrisin aktivitetin kardiovaskular, sipas “bota sot”, gjë që e bën më të vështirë të bjerë në gjumë.

Psikologët nga Universiteti Shtetëror Iowa i bazuan gjetjet e tyre në 436 vullnetarë, gjumi i të cilëve u monitorua pas përfundimit të një pyetësori të zemërimit.

Të fundit