Flash News

KRYESORE

“Debatet për tepsinë vazhdojnë, edhe pa LSI”, Sokol Balla komenton emërimin e Sandër Lleshit

“Debatet për tepsinë vazhdojnë, edhe pa LSI”, Sokol

Në emisionin ‘Real Story’ të gazetarit Sokol Balla po diskutohet në lidhje me dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe dritëhijet e zëvëndësuesit të tij, Sandër Lleshi.

Në hapjen e emisionit, Balla u shpreh se emërimi i Lleshit në këtë post ka të bëjë me balancimin e situatës brenda Partisë Socialiste.

“Gjithësesi edhe Lleshi nuk do ta ketë të lehtë sepse presidenti Meta nuk e ka dekretuar ende për shkak të 21 Janarit. Debatet për tepsinë vazhdojnë, edhe pa LSI”, pohoi ndër të tjera Balla.

Në një deklaratë ditën e dorëheqjes, të shtunën, kryeministri Rama u shpreh se ata që nuk respektojnë rregullat e shtepisë, duhet të ikin, duke rritur dyshimet se Xhafaj mund të këtë cënuar partisë me arrestimet e ditëve të fundit.

Të fundit