Flash News

KRYESORE

Debatet sonte: Nga “Zonë e lirë”, problemi i kanabizimit, e te rreziku i shpopullimit në Shqipëri

Debatet sonte: Nga “Zonë e lirë”, problemi i kanabizimit,

Mbrëmja e së premtes do të rezervojë disa alternativa sa i përket debateve televizive. Në orën 21:00 do të keni mundësi që të ndiqni në TV Klan emisionin “Zonë e Lirë”, ku do të diskutohet për aktualitete të ndryshme, politike, sociale dhe kulturore, lokale dhe ndërkombëtare, i moderuar nga Arian Çani.

Në televizionin Vizion Plus, do të transmetohet emisioni “Kapital” i drejtuar nga gazetari Aleksandër Furxhi. Temë e mbrëmjes do të jetë rreziku i shpopullimit në Shqipëri, alarmi i OKB-së për përhapjen e koronavirusit, ku do të ketë edhe lidhje me mjekë shqiptarë në Gjermani.

Mustafa Nano me emisionin “Provokacja” do të jetë sot në mbrëmje në Abc news, ku ai do të ndalet te problemi i kanalizimit të vendit.

Ndërkohë që në Ora News në orën 21:00, moderatori Besart Kadia do të diskutojë për temën “Shqipëria pa punëtorë?”, ku do të fokusohet te largimi i të rinjve jashtë vendit dhe plakja e popullsisë në emisionin tij “Ekopolitkë”.

Të fundit