Flash News

KRYESORE

Debati/ A po i kthen BE-ja vizat për shqiptarët?

Debati/ A po i kthen BE-ja vizat për shqiptarët?

Schengenvisainfo.com

Jo, BE nuk po e kthen kërkesën për të marrë një vizë për të hyrë në Zonën Shengen për shqiptarët. Në fakt, BE nuk po risjell kërkesën e aplikimit për vizë për shtetasit e ndonjë prej vendeve që kanë një sistem pa viza me bllokun europian.

Ajo që shumë media on-line e quajnë vizë, është në të vërtetë një autorizim për të udhëtuar i quajtur Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS).

ETIAS nuk është një vizë. Skema është një sistem elektronik që në të ardhmen do të regjistrojë vizitorët e vendeve që nuk kanë nevojë për një vizë për të hyrë në Zonën Shengen.

Të gjithë udhëtarët nga vendet pa viza do të duhet të marrin një ETIAS, përfshirë shqiptarët, amerikanët, kanadezët, përfshirë edhe ata që jetojnë në Zelandën e Re. Në fakt, vendet e tjera kanë skema të ngjashme të cilat ata i përdorin prej vitesh, psh ShBA-ja që ka Sistemin Elektronik për Autorizimin e Udhëtimit (ESTA), për të cilin shtetasit e 39 vendeve të botës duhet të aplikojnë në mënyrë që të hyjnë në SHBA pa viza për turizëm dhe qëllime biznesi, përfshirë shtetasit e të gjitha 26 vendeve të Shengenit.

Kërkesa e ETIAS do të zbatohet edhe për britanikët, të cilët deri më tani kanë qenë shtetas të BE, por nuk do të jenë më pas 31 dhjetorit.

ETIAS do të bëhet e detyrueshme në 2022, dhe jo në 2021 siç pretendohet.

Në mars të këtij viti, një zyrtar i Komisionit Evropian kishte konfirmuar për SchengenVisaInfo.com se data që rregullat për ETIAS bëhen efektive dhe data që bëhet e detyrueshme për pothuajse çdo udhëtar pa viza, janë dy data të ndryshme.

Që do të thotë se skema do të bëhet efektive në 2021, por për gjashtë muajt e parë do të jetë fakultative, dhe në gjashtë muajt vijues do të jetë një periudhë faljeje gjatë së cilës udhëtarët do të paralajmërohen të marrin ETIAS para se të udhëtojnë në BE herën tjetër. Të dy periudhat mund të zgjaten me gjashtë muaj shtesë.

Përshtati në shqip: Politiko.al

Të fundit