Flash News

KRYESORE

Debati/ Duma-Ekonomit: Nuk të sulmoj dot se e di që as vetë s’e beson atë që mbron

Debati/ Duma-Ekonomit: Nuk të sulmoj dot se e di që as vetë

Në emisionin “Studio e Hapur” në News 24, deputetja e PD-së Grida Duma dhe ajo socialiste Milva Ekonomi, debatuan lidhur me buxhetin si dhe investimet e qeverisë përmes programit 1 miliardë euro.

“Investimi i shkollave, i keni zero këtu, mos flisni për shkolla. Po ta kishte në dorë Milva këtë, nuk e bënte. Por i duhet ta mbrojë. Nuk e godas dot personalisht, sepe e di qe mendon ndryshe, por s’bën dot ndryshe. Përmendët në mënyrë operacionale, Check up. Çfarë firme që tregtonte cigare ka marrë check up-in e dializës. E papranueshme, që një kompani, që pavarësisht se mund të ketë xhiro miliardash, nuk mund të fitojë nga shërbimet e një fushe që nuk i njeh fare. Sot se mbron dot asnjë profesionist check-up-in. Përdor infermieret dhe spitalet e shtetit, merr vetëm epruvetën, e çon te laboratori, bën transportin dhe paguhet për këtë. Një kompani cigaresh që mbron chec-upin sot. Nëse rezultati është ky, ne kemi të drejtën absolute që të themi se kjo është aferë. Shqiptarët me paketën 1 miliardë dhe në 10 vitet e ardhshme do të paguajnë 400 dollarë secili. Do bëhen ndërtime sepse, Rruga e Arbrit do fillojë në 2019 dhe pasi të ketë bërë gjysmën, pas katër vitesh do fillojë pagesa. Qeverisë së ardhshme ju nuk i lini një borxh publik, por një borxh të shumëfishtë. I famshmi VIP që fiton PPP, merr 10 përqindëshin e tij, rri te kolltuku, ja delegon nënkontraktoit, dhe ai merr 10 përqindëshin e vetë, e kështu me radhë” – tha Duma.

Por Ekonomi reagoi duke thënë se “Rruga e Arbrit do t’i japë një të mirë shqiptarëve, Tiranë-Dibër do të bëhet për 1 orë e 15 minuta, do ndërtohen shkolla. Do t’i bëjmë shkollat me një turn, sepse do ndërtohen të reja. 400 mln euro janë vetëm për 17 shkolla të Tiranës”.

Por Duma replikoi duke thënë se “nuk ka patur në historinë e shkollave me 1 mijë metra, të ketë kaluar shkolla 200.000 mijë euro, tani shkojnë 300 e 400 mijë. Do marri biznesi borxh dhe borxhin do t’ua lajë shteti”.

  

 

 

Të fundit