Debati/ Gjekmarkaj e quan Ngjelën zëdhënës të një tiranie që po vendoset

Analisti Agron Gjekmarkaj e ka quajtur avokatin Spartak Ngjela zëdhënës të një tiranie që po vendoset në Shqipëri. Mes të dyve ka pasur debat, kur po diskutonin për Reformën në Drejtësi.

“Qëndrimet e dhëna në 30 vite i ka pasur mjaft interesante. Unë avokatin e kam parë që të bëjë shpesh herë pirueta juridike për arsye humoresh personale dhe nuk e kuptoj dot si njeri që ka një background të tillë mund të bëhet zëdhënës i një tiranie që po vendoset në Shqipëri. Edhe ta mbulojë me retorikë, thelbi është që në Shqipëri po kapen institucionet.”, tha Gjekmarkaj në “Real Story” në News 24.

Kurse avokati iu përgjigj: “Këtu drejtojnë ndërkombëtarët.”.

Ai shtoi se vendimet për institucionet i marrin ata si në rastin e Kushtetueses duke shmangur kështu Kuvendin dhe shumicën nga përgjegjësitë.