Flash News

KRYESORE

Debati i Lleshajt me inxhinierin/ Bozo: Nuk diskutoj me dikë që nuk është specialist

Debati i Lleshajt me inxhinierin/ Bozo: Nuk diskutoj me dikë që nuk

Inxhinierja Luljeta Bozo tha në lidhje me debatim e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj me një inxhinier të bashkisë së qytetit të Lezhës, se nuk diskuton me persona që nuk janë specialistë.

Në një video, ministri i Brendshëm i thotë zyrtari të bashkisë të pushojë, e po ashtu flet me tone të larta edhe me një qytetare të shqetësuar për banesën e saj, që ankohej se kishte dëmtime.

“Duhet ta kundërshtojë dikush që është specialist. Unë nuk pranoj të diskutoj për probleme teknike me një që nuk është specialist. Ai i zyrës së urbanistikës e ka thënë sa të bazuar e ka pasur, si është përgjigjur ministri i Brendshëm nuk e di. Unë për vete nuk mund të futem në debat me mjekun, juristin se nuk e kam atë përgatitje. Ajo mund të ketë qenë e drejtë që mos përhapet panik.”, tha Bozo në Ora News.

Të fundit