Flash News

KRYESORE

Debati Kosovë-Serbi, Meta takon Thaçin në Durrës

Debati Kosovë-Serbi, Meta takon Thaçin në Durrës

Debati për shkëmbimin e mundshëm të kufijve Kosovë-Serbi po vijon prej javësh.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kanë zhvilluar ditën e sotme një takim pune në Durrës. Është presidenti Meta ai i cili nëpërmjet një postimi në Facebook bën me dije takimin mes tyre si dhe shkruan se dialogu Kosovë – Serbi është me rëndësi për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Postimi i Presidentit Ilir Meta:

Kënaqësi të takohesha sot në Durrës për një drekë pune me Presidentin e Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi. Rritja e mëtejshme e shkëmbimeve të gjithanshme midis dy vendeve është një prioritet i përbashkët. Forcimi i stabilitetit rajonal dhe perspektivës europiane të rajonit është qëllim i përbashkët.

Ndaj është me rëndësi vazhdimi i dialogut për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve Kosovë - Serbi që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke midis dy vendeve si edhe të ardhmen e tyre në BE por dhe një bashkëjetesë të përhershme midis shqiptarëve e serbëve në interes të gjeneratave të ardhshme.  🇦🇱 🇽🇰

Të fundit