Flash News

KRYESORE

Debati me Ramën në konferencë, Andi Bejtja: Në Shqipëri është e thjeshtë të jesh gazetar, mjafton të mos jesh i shitur

Debati me Ramën në konferencë, Andi Bejtja: Në Shqipëri

Gazetari Andi Bejtja ka reaguar pas debatit që kryeministri Edi Rama zhvilloi në konferencë me gazetaren e ‘Fax News’, Ambrozia Meta, të cilën u përpoq ta intimidonte.

Bejtja thotë se gazetarja nuk ka nevojë për falënderime kur bën detyrën, por vlerëson veprimin e saj për të ruajtur me profesionalizëm dinjitetin e nëpërkëmbur nga kryeministri të gazetarëve të terrenit.

Sot kuptuam edhe njëherë, thotë Bejtja, sa e thjeshtë është të jesh gazetar në këtë vend, mjafton të mos jesh i shitur.

Sonila Meço pas përplasjes së Ramës: 18 majin historik! Kryeministri e bëri heroinë gazetaren

Reagimi:

Në fakt, dhe pse po i them faleminderit, jam i sigurtë që Ambrozia, ashtu si çdo gazetare në botë nuk ka nevojë për falënderime kur bën detyrën.

Po i themi me gjithë zemër faleminderit, se ruajti me profesionalizëm dinjitetin e nëpërkëmbur nga Kryeministri të gazetarëve të terrenit dhe jo vetëm.

Në fakt, ishte një pyetje e thjeshtë që e kanë bërë shumë njerëz në telefonatat e tyre në emisionet e mëngjesit.

Por, ishte pyetja që Kryeministrit i prish pasqyrën ku e sheh veten si do dhe jo si është. Ambrioza, në të njëjtën kohë i prishi sot pasqyrën dhe shumë e shumë të ashtuquajturve analistë nëpër studiot e së enjtes.

Sot, ra 'prime time' i së enjtes politike, fitoi 'prime time' i dinjitetit të gazetarit të terrenit. Sot, kuptuam dhe njëherë sa e thjeshte të jesh gazetar në këtë vend: mjafton të mos jesh i shitur!

Sot e dimë të gjithë ku është tamam kazani, kazani që na bëri t’i themi në mënyrë të pazakontë faleminderit, dhe atij që bën punën e përditshme.

Të fundit