Flash News

KRYESORE

Debati në studio, Çollaku-profesor Pashajt: E the një herë këtë, do të të bëjmë një monument?

Debati në studio, Çollaku-profesor Pashajt: E the një herë

Kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme në PD, Kreshnik Çollaku ka patur një moment tensioni me profesor Myslim Pashaj, i cili ishte personi që denoncoi marrëveshjen e detit midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Duke pretenduar se edhe marrëveshja e dytë do të ndërtohet mbi marrëveshjen e parë, Çollaku është shprehur se në emisionin “Dritare” në Vizion Plus, se askush nga të ftuarit në emision nuk mund të hidhte poshtë deklaratat teknike të profesorit, pasi asnjë prej tyre nuk është ekspert.

Por kur profesori filloi të shpjegonte sërish defektet teknike të marrëveshjes së parë, Çollaku është nxehur duke iu drejtuar: “Po e thë një herë këtë. Kjo është teza jote dhe kjo fitoi tani do të të bëjmë një monument si Ali Pashai?”

Gjithsesi, Myslim Pashaj nuk iu përgjigj provokimit duke vijuar argumentin.

Marrëveshja e detit/ Nazarko përplaset me Shehun: Të të vij turp, kërko falje

 

Të fundit