Flash News

KRYESORE

Debati për akreditimin e Universitetit të Tiranës, Duka e shqetësuar: Po shkurtohen fondet e arsimit

Debati për akreditimin e Universitetit të Tiranës, Duka e

Deputetja demokrate Valentina Duka gjatë fjalës së saj në Kuvend, ka folur në lidhje me çështjen e nxehtë të akreditimit të Universiteti të Tiranës. Sipas Bordit të Akreditimit në Shqipëri, Universiteti i Tiranës renditet ndër universitetet më të dobëta në Shqipëri, por Duka thekson se skema të tilla nuk kanë lidhje britanike por lidhet me shpërndarjen e fondeve publike.

“Besoj se të gjithë e keni vënë re se viktima të gërshërës janë bërë edhe në sferën e arsimit. Investimiet në arsimin baza janë zvogëluar 2.9%.

Dëshpëruese bëhet kur fondi i investimeve është paraparë të shkurtohet në 31.9%. Po të flasim për financimet për shërbimet shkencore, kanë qenë inegzistete. I bëj thirrje qeverisë të mos shkurtojë fondet por t’i rrisë ato ndjeshëm.

Po bëhet zhurmë me sponsorizim rreth rezultateve të akreditimit që lidhet me shpërndarjen e fondeve publike. Ka sulme fyese ndaj UT. Ky universitet jo vetëm që mundi të mbijetojë me dinjitet, por u bë kthesa më e rëndësishme e historisë së Shqipërtisë, shembjen e diktaturës. UT duke zotëruar potencialet akademike dhe studentore më të mira në vend ka qenë promotori kryesor i arsimit. UT ka spektin më të gjerë të lidhjes me universitetet e huaja. Institucion që zhvillon procesin arsimor me standartet më të larta. UT është më i kërkuari ndër universitetet shqiptare. Habitet i madh dhe i vogël kur shpallet nga bordi rezultati ku UT renditet më i dobëti në Shqipëri. Përse nuk ka një konfirmim apo përgënjeshtrim zyrtar nga organi kompetet? Unë mendoj se të tilla skema dështimi nuk janë  britanike”, u shpreh ndër të tjera Duka.

Të fundit