Flash News

KRYESORE

Debati për "Botërorin e Klubeve", Infantino: Do të ishte mëkat nëse UEFA nuk pranon

Debati për "Botërorin e Klubeve", Infantino: Do të

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, së fundi ka folur për kritikat dhe përplasjes së ideve që ka pasur lidhur me zgjerimin e botërorit, sistemitn e videoarbitrimit (VAR), apo edhe kundërshtimet nga UEFA.

“Të flasim për luftë është absurditet, por e vërteta është se kemi shumë divergjenca mbi disa tema të caktuara. Si president i FIFA-s duhet të përfshij të gjithë dhe me pak vullnet të mirë, gjendet rruga. Por në të kundërt jeta vazhdon, mandati im është botëror dhe jo europian”, tha Infantino.

Ai gjithashtu theksoi se do të ishte mëkat që UEFA të mos përfshijë klubet dhe kombëtaret e saj në planet që zviceriani ka për botërorin me 48 kombëtare dhe botërorin e klubeve.

“Duhet të marrim vendime të rëndësishme, si botërori me 48 kombëtare, që u votua në mënyrë unanime. Do të ishte mëkat që UEFA të mos përfshijë klubet dhe kombëtaret e saj. Nuk duhet të shtrohet çështja kështu. Kemi 211 anëtarë të FIFA-s dhe unë duhet t’i dëgjoj të gjithë. Kam të drejtën të përmirësoj një botëror klubesh, që nuk është si duhet. Nuk duhet ta fitojnë 7/8 skuadra europiane, por të jenë 40 ekipe nga e gjithë bota me këtë shans”, tha kreu i FIFA-s.

Infantino e cilësoi sistemin e videoarbitrimit (VAR) një sukses, pavarësisht disa episodeve, dhe këtë po e tregon edhe aplikimi i tij në Champions League.

Të fundit