Flash News

KRYESORE

Debati për çështje pronash, përfundon në përplasje me armë; plagoset punonjësi i policisë

Debati për çështje pronash, përfundon në

Një konflikt për çështje pronësie në fshatin Bujan të Tropojës ka agravuar në përplasje me armë. Mësohet se, shtetasi me iniciale R. B. ka plagosur me armë zjarri pistoletë komshiun e tij shtetasin A. H., i cili është edhe punonjës policie. A. H. ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bëhet me dije se ngjarja nuk ka lidhje me detyrën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.07.2020, rreth orës 14:30, në fshatin Bujan, si pasojë e një konflikti të çastit për motive pronësie, shtetasi  R. B., në afërsi të banesës, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, jashtë rrezikut për jetën, komshiun e tij shtetasin A. H., punonjës policie i Komisariatit të Policisë Tropojë, i cili në momentin e ngjarjes ishte jashtë shërbimit dhe ngjarja s’ka lidhje me detyrën.

Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.

Njëkohësisht është ngritur grupi hetimor, i cili po shkon në vendngjarje, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit