Flash News

KRYESORE

Debati për detin, Rama: Histori qesharake, s'ka marrëveshje pa miratimin e presidentit

Debati për detin, Rama: Histori qesharake, s'ka marrëveshje pa

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë nga Vlora se me Greqinë nuk do ketë asnjë marrëveshje pa miratimin e presidentit.

Pasi kanë vendosur kurora me lule në memorialin e “Luftës Kombëtare të Vlorës 1920”, bashkë me presidentin Ilir Meta si dhe kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, në fund të ceremonisë Rama tha për gazetarët se do jetë presidenti, ai që e firmos marrëveshjen ose e apelon atë.

“Po të kishte marrëveshje presidenti do kishte dijeni dhe nuk mund të ketë pa miratimin e tij.

E përsëris për ata që bien në grepat e atyre që bëjnë politikë me kap ca t’kapësh që s’ka asnjë marrëveshje.

Negociatat me Greqinë u ndërprenë që pas ndryshimit të qeverisë në Greqi pa një përfundim. Me qeverinë e re greke nuk kemi rinisur negociatat. Ngatërresa e një deklarate të kryeministrit të Greqisë në parlamentin grek që nuk ka lidhje fare me Shqipërinë por me konceptin e të drejtës për t’u shtrirë me 12 milje aty ku e lejohet territori, që në zonën mes nesh kjo gjë nuk është e mundur fizikisht, është kthyer në karrem për të peshkuar. Kjo është një histori qesharake dhe e turpshme për ata që ushqejnë.

Nuk ka si të bëhet një marrëveshje kur nuk ka letra, firma, vula e procedura. Marrëveshja shkon nga grupi negociator, në qeveri nga atje te presidenti në Gjykatë Kushtetuese dhe më pas ratifikohet në parlament. nuk është e mundur Kush e ha këtë karrem është trupeshk", tha Rama, ndërsa komentoi edhe raportet me presidentin Meta: “Nuk ka pasur shtrëngim duarsh mes meje dhe presidentit sepse s'na i lejon covidi".

Të fundit