Flash News

KRYESORE

Debati për fotot e dëshmorëve në Bulevard, Milo: Duhej të ishin pyetur historianët

Debati për fotot e dëshmorëve në Bulevard, Milo: Duhej

Historiani Paskal Milo duke komentuar fotot e heronjve të Luftës së Dytë Botërore që janë vendosur në bulevardin qendror në Tiranë, e cilësoi gabim faktin që historianët nuk janë pyetur më parë. Në studion e ‘Real Story’ Milo tha se duhet bërë një ndarje e qartë mes figurave të dëshmorëve.

“U interesova të di se kush është marrë me listën e njerëzve që janë vendosur në Bulevard. Shkova në Institutin e Historisë që është i vetmi i specializuar për të vendosur mbi ngjarjet. S’më ka mbetur hatri që s’më pyetën dhe mua. Nëse do ishin pyetur historianët, specialistët, ata do ta kishin shmangur këtë gabim që qoftë me dashje apo pa dashje që u bë, ndikoi. Shumica e tyre ishin idealistë, dhe nuk ishin të gjithë komunistë.

Nga kjo pikëpamje duhet të shpreh një nderim dhe respekt për ta. Vendosja e fotografive në Bulevard është mesazh i tillë”-tha Milo.

Të fundit