Flash News

KRYESORE

Debati për Gjykatën Kushtetuese, Basha: Grusht institucional, duan një kukull të regjimit

Debati për Gjykatën Kushtetuese, Basha: Grusht institucional, duan

Në një takim me operatorët turistikë në Sarandë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli edhe për situatën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese.

Ai e cilësoi si një grusht institucional faktin që Gjykata Kushtetuese po përjeton një ngërç.

 “Kjo që po ndodh me Gjykatën Kushtetuese, është grusht institucional. Një Gjykatë e kapur, një drejtësi e kapur i shërben qeverisë dhe një grushti oligarkësh dhe jo ju.  Kjo që po ndodh me Gjykatën Kushtetuese është një grusht i pastër institucional, është një grusht kushtetues. Për këtë qeveri është jetike ta ndalë ose ta bllokojë, ose ta kapë reformën në drejtësi. Këta nuk duan reformë në drejtësi, këta nuk duan SPAK, sepse SPAK i pavarur nga politika me prokurorë të pavarur, që nuk falen natën në Surrel, është kërcënimi më i madh për aferat korruptive të kësaj qeverie”, tha Basha.

Të fundit