Flash News

KRYESORE

Debati për kampin e Tepelenës, Pëllumb Xhufi: Jam i ftohtë, por nuk jam kafshë

Debati për kampin e Tepelenës, Pëllumb Xhufi: Jam i ftohtë,

Historiani Pëllumb Xhufi ka folur sërish për kampin e internimit në Tepelenë, duke sqaruar edhe deklaratën e tij të parë se nuk bëhet fjalë për një “Aushvic”. Në emisionin ‘Studio e Hapur’, Xhufi tha se në atë kamp kanë ndodhur keqtrajtime, por jo në atë masë që pretendohet.

“Jam i ftohtë, por nuk jam kafshë. Kam mirëkuptimin më të madh për ata njerëz, por ata që e kanë jetuar nuk thonë se në kamp është vrarë dhe varur njeri”, deklaroi Xhufi.

Sipas Xhufit, fëmijët që mbaheshin në kampin e Tepelenës shkonin normalisht në shkollë dhe se nuk detyroheshin të punonin.

Gjithsesi, këto deklarata të historianit u hodhën poshtë nga studiuesi Agron Tufa, i cili publikoi disa dokumenta dhe dëshmi, që sipas tij, konfirmojnë se ky kamp ishte i ngjashëm me Aushvicin, por pa dhoma gazi.

Të fundit