Flash News

KRYESORE

Debati për kufijtë, deputeti i LDK-së thirrje Ramës: Kosova ka liderë të institucioneve

Debati për kufijtë, deputeti i LDK-së thirrje Ramës: Kosova

Kryeministri Rama dhe Hashim Thaçi zhvilluan një takim dje në Tiranë, nga ku sipas asaj që është publikuar nga Presidenti i Kosovës në Facebook, është diskutuar për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit.

Pas kësaj deklarate ka patur shumë reagime, ndër ta edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova.

Ai i ka bërë thirrje kryeministrit shqiptar, Edi Rama, që të mos luajë rol paternalist në raport me Kosovën.

“Nga këtu i bëj apel: Kosova ka liderë të institucioneve dhe nuk ka nevojë për paternalizma. Ideja e ndryshimit të kufijve është ide ruso-serbe. Çdo lojë me kufij shpie drejt destabilitetit të Ballkanit”, u shpreh në RTK, deputeti Rugova.

Të fundit