Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Debati për kuotat gjinore, Kryemadhi mesazh qytetarëve: Kemi nevojë për më shumë gra në politikë e qeverisje; ato do përmirësojnë Shqipërinë
“Ne kemi nevojë për më shumë gra në politikë dhe qeverisje”, kështu shprehet kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ndërsa prej kohësh tashmë vijon debati se kuotat gjinore mund të cënohen nga Listat e Hapura 100%.
Sipas Kryemadhit, janë pikërisht gratë ato të cilat do e përmirësojnë Shqipërinë dhe do e kthejnë atë një vend ku të gjithë ndihen si në shtëpinë e tyre.
“Ne kemi nevojë për më shumë gra në politikë dhe qeverisje. Ato gra do ta përmirësojnë Shqipërinë, për ta kthyer në një vend ku të gjithë ndihen si në shtëpinë e tyre”, shkruan Kryemadhi.