Flash News

KRYESORE

Debati për lojërat e fatit, deputeti i PS: Jam kundër Braçes

Seanca e sotme në Kuvend u shoqërua me debate mes deputetëve të mazhorancës, pasi rrëzoi amendamentin e deputetit Erjon Braçe për ta bërë zero tatimin mbi pagat deri në 400 mijë lekë.

Në debat u përfshi edhe deputeti Paulin Sterkaj, i cili nga vendi kërkoi fjalën dhe tha se është kundër Braçes dhe vetë ministrit Arben Ahmetaj sa i takon lojërave të fatit.

“Nuk jam as me Braçen për amendamentin, por as me ministrin se nuk e kuptoj që heqja e lojërave të fatit është hequr në masë absolute te sporti, bixhozi, por është vënë në hotele me 5 yje dhe në resorte, pra nuk u hoq bixhozi, por për njerëzit e ekziston, jam që të hiqet edhe në resorte dhe në hotele me 5 yje. Jam kundër me Braçen që ti vëmë 30% tatimin mbi fitimin për lojërat e fatit që do ngelen pas datës 1 janar, se ata do fitojnë shumë. Po qe se lejohen, do isha për me i heq krejt, pasi bixhozi ndan shtresat. Të pasurit paskan të drejtë me luajt, të varfrit s’paskan të drejt me luajt”, u shpreh deputeti Sterkaj.

Pas tij, ndërhyri kryeministri Rama, i cili tha se “është pozitive që ka debate, por sot që flasim nuk ka ende asnjë hotel me 5 yje”.

Të fundit