Flash News

KRYESORE

Debati për maskat, Patozi: Të injorojmë Ramën e Bashën, të mbështesim mjekët dhe ekspertët

Debati për maskat, Patozi: Të injorojmë Ramën e Bashën,

Kryetari i Partisë Bindja Demokratike Astrit Patozi bëri një koment rreth replikave dhe debatit në distancë mes kreut të Qeverisë Edi Rama dhe atij të opozitës Lulzim Basha, lidhur me masat dhe maskat për mbrojtjen nga koronavirusi. Patozi shprehet ata “janë brenda fushës së vet” dhe nuk “kanë ndërmend të lëshojnë terren”.

“Mos prisni që ta pushojnë vetë këtë debatin e shpifur për maskat, sepse janë brenda fushës së vet dhe nuk kanë ndërmend të lëshojnë terren. Kanë gjithë këto vite që e ushtrojnë këtë zanat, githmonë pas maskave, dhe u duket sikur do t’i shkojë kot investimi, po të mos flasin për këtë çështje”, shkruan Patozi.

Ironik, Patozi shkruan se nuk “duhet të ankohemi” pasi ata (Rama e Basha) nuk do të ndalen edhe sikur t`u përgjërohemi. E në këtë linjë, Patozi shkruan se “kërcënimi i koronavirusit” është i pamjaftueshëm për ndalur atë që ai e quan “qenëri politike”.

“Është e kotë të ankohemi dhe të revoltohemi, sepse ata nuk do të ndalen, edhe sikur t’u përgjërohemi që ta bëjnë këtë “lëshim” për hir të një beteje të madhe globale me një armik të panjohur, në të cilën tashmë është e përfshirë edhe Shqipëria. Ma sa duket kërcënimi i koronavirusit ësntë i pamjaftueshëm dhe nuk duhet pritur të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore që kjo qenëri politike të ndalet”, shkruan Patozi.

Më tej, kreu i Bindjes Demokratike shprehet se duhen injoruar polemikat politike, duke i kushtuar vëmendje dhe mbështetje mjekëve dhe ekspertëve për koronavirusin.

“Ndaj edhe është më mirë që të mos shqetësohemi, por t’i injorojmë, duke u përqëndruar vetëm në atë që thonë mjekët dhe ekspertët e tjerë. Asnjë sekondë vëmëndje për polemikat e tyre të neveritshme në kohën më të papërshtatshme për botën dhe Shqipërinë. Është mënyra më e mirë për ta mposhtur epideminë, por ndoshta edhe për të afruar skadencën e maskave politike, që prej dekadash i kanë shtuar artificialisht hallet dhe viruset këtij vendi”, shkruan Astrit Patozi.

Rama e Basha u përfshinë në polemika në distancë, pasi Partia Demokratike denoncoi duke pretenduar se maskat që i janë dhënë stafeve mjekësore për mbrojtjen nga koronavirusi, janë të skaduara. Basha kërkoi hetim për këtë rast, ndërsa Kryeministri Rama dhe përfaqësues të maxhorancës u shprehën se “opozita po bën politikë dhe përhap panik”.

Të fundit