Flash News

KRYESORE

Debati për mbulimin e monumenti te Skënderbeut, reagon grupi i besimtarëve: Jemi të indinjuar. Skënderbeu nuk i fyen myslimanët

Debati për mbulimin e monumenti te Skënderbeut, reagon grupi i

Pas debatit për mbulimin me ekranë të monumentit të Skënderbeut gjatë faljes së Kurban Bajramit, kanë reaguar dhe një grup myslimanësh shqiptarë.

Ata janë shprehur të indinjuar në lidhje me të gjitha reagimet anti-myslimanizmit.

Në deklaratën e tyre, grupi i besimtarëve thekson se profeti është falur tërë periudhën mekase në Qabe, në Shtëpinë e Zotit, i rrethuar nga idhujt. Ai asnjëherë nuk i ofendoi idhujt e popullit të tij, nuk e fyeu popullin e tij për idhujt e tyre dhe asnjëherë nuk është përpjekur t’i mbulojë ato gjatë namazeve të kryera në Qabe.

Prandaj, sipas tyre,  konsiderosh të legjitimuar fetarisht veprimin e drejtuesve të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë është injorancë, dashakeqësi dhe deformim i traditës profetike.

Deklarata e Plotë e grupit të besimtarëve myslimanë:

Këtë vit falja e namazit të Kurban Bajramit u instrumentalizua në një debat që i kapërcen kufinjtë e fesë, përkatësisht debati mbi historinë, identitetin kombëtar, rolin e myslimanëve në të shkuarën dhe perspektivën e shqiptarëve.

Vënia e ekraneve të mëdhenj mes besimtarëve që faleshin dhe monumentit të Skënderbeut e ka zhvlerësuar pozitën mbizotëruese të monumentit të Heroit Kombëtar në sheshin qendror të Tiranës, duke nxitur reagimin e shumë qytetarëve dhe zërave publikë që e kanë parë këtë veprim si cënim të simbolit kombëtar.

Reagimet kanë marrë të mirëqenë një paragjykim, sipas të cilit myslimanëve nuk u lejohet fetarisht të falen kur përpara tyre gjendet monumenti i një frymori.

Profeti është falur tërë periudhën mekase në Qabe, në Shtëpinë e Zotit, i rrethuar nga idhujt. Ai asnjëherë nuk i ofendoi idhujt e popullit të tij, nuk e fyeu popullin e tij për idhujt e tyre dhe asnjëherë nuk është përpjekur t’i mbulojë ato gjatë namazeve të kryera në Qabe.

Ta konsiderosh të legjitimuar fetarisht veprimin e drejtuesve të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë (“KMSh”) është injorancë, dashakeqësi dhe deformim i traditës profetike. Në rastin më të mirë, drejtuesit e KMSh-së kanë gabuar nëse, në pavetëdije për pasojat e veprimit që po kryenin, kanë lënduar ndjenjat kombëtare të një pjese të popullit duke censuruar figurën e Heroit Kombëtar në sheshin e kryeqytetit. Në rastin më të keq, veprimi i tyre është bërë instrument i pushtetarëve dhe islamofobëve, duke dëmtuar myslimanët dhe interesat kombëtare të shqiptarëve.

Me fillimin e sezonit të ri politik, KMSh-ja u ka dhënë gurin në dorë mediave proqeveritare që të zhvendosin vëmendjen nga problemet reale të vendit, ndërsa islamofobëve që të përparojnë në axhendën e tyre për t’i bërë myslimanët të ndihen si trup i huaj në shtetin e tyre, të cilin ata e themeluan dhe e ngritën bashkë me patriotët e tjerë shqiptarë.

Gjithashtu, ne shprehim indinjatën tonë ndaj histerisë antimyslimane me këtë rast, prej individësh të cilët, nëse do ta kishin vërtet parësor interesin kombëtar, do të kishin treguar indinjatë të shumëfishuar ndaj politikave dhe qëndrimeve antikombëtare të qeverive të kaluara dhe asaj aktuale.

Nënshkrues:

Vehap Kola

Gerdi Demneri

Esmere Kola

Roald Hysa

Durim Kodra

Gentian Kryeziu

Altin Veisllari

Besmir Gëziqi

Fluturim Nela

Egon Loli

Ylvi Durmishi

Armand Hasa

Sajmir Hurdha

Adnand Ramadhi

Eltjon Kuptrija

Safet Hoxha

Albi Bardhi

Melisa Harusha

Ergi Bardhi

Artur Gjevori

Rezarta Alla

Aleksandër Nikoçi

Enes Neza

Arber Ademi

Salvi Kanto

 

 

 

Të fundit