Flash News

KRYESORE

Debati për pensionet, Ahmetaj: Sapo i kemi rritur. Diskutimi për ato të ish-deputetëve që përfitojnë 4-fish

Debati për pensionet, Ahmetaj: Sapo i kemi rritur. Diskutimi për ato

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj nga foltorja e Kuvendit iu është përgjigjur akuzave të ulje të pensioneve.

Ahmetaj tha që jo vetëm nuk do të ulen, por pensionet sapo janë rritur me 21 milionë dollarë nga buxheti i shtetit.

Ministri theksoi se debate ka qenë për pensionet suplementare të ish deputetëve, të cilët marrin sa 4-fishi i pensionistëve të zakonshëm.

Ne jo vetëm si prekim pensionet e askujt, por i rrisim me 20 milionë dollarë nga buxheti i shtetit e do vazhdojmë ti rrisim.

E dini cfarë janë pensionet suplementare? Shumë ish-deputetë marrin 4 fishin e pensionistëve të zakonshëm. Këto do rishikohen.

Debati për pensionet duhetë të fokusohet te ndihma që i japim sot.

Ky është debat që verifikohet kollaj në terren. Kemi paketën e parë ku janë shërblyer të papunë që marrin pagesë papunësie. Kemi 0 tatim-fitimi për biznesin e vogël. Kemi garancinë sovrane prej 11 miliard lekë.

Kemi bërë heqjen e kamatvonesave, janë shtyrë taksat në vlerën 15 miliard. Është 5.41 e prodhimit të brendshëm bruto. Janë paguarv 59 mijë qytetarë nga Paketa nr.1 dhe 74 mijë nga paketa e dytë. Sfidojeni me emër dhe llogari bankare po të doni Jemi vendi i dytë në rajon që kemi kapur 5.41%", tha ndër të tjera Ahmetaj.

Të fundit