Flash News

KRYESORE

Debati për rikthimin e vizave, Arben Malaj propozon pesë hapa që duhen ndjekur urgjentisht

Debati për rikthimin e vizave, Arben Malaj propozon pesë hapa që

Ish-ministri socialist i Fiancave, Arben Malaj, në lidhje me rrezikun e rikthimit të vizave, shkruan se duhet bërë një analizë serioze në mënyrë që kërkesa të tilla të sqarohen, zbuten apo reduktohen në mënyrë që të mos pengohet procesi i integrimit në BE. Ndërsa ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e quajti këtë lajm një sajesë nga “gjinkallat e dëshpëruara të 25 qershorit”, Malaj shkruan se lajmi duhet konfirmuar menjëherë nga ministria e Jashtme.

Më tej, me anë të një postimi në Facebook, ish-ministri shton se duhet bërë një analizë serioze në mënyrë që kërkesa të tilla të sqarohen, zbuten apo reduktohen në mënyrë që të mos pengohet procesi i integrimit në BE.

Ja postimi i Arben Malajt:

“Lajmi se qeveria hollandeze ka kerkuar rikthimin pjesor te kushtezimeve per levizjen e lire te shqiptareve po sundon debatet publike dhe politike. Nqs lajmi eshte i vertete, cdo shqetesim eshte i perligjur dhe nje bashkepunim sa me efektiv me qeverine hollandeze eshte imediat.Nqs lajmi nuk eshte i vertete, cdo angazhim publik alarmues eshte jo i drejte dhe jo produktiv. Se pari - duhet qe ky lajm te konfirmohet nga Ministria e Jashtme. Se dyti - procesi i integrimit europian eshte i gjate dhe ne kete periudhe te gjate here pas here vende te ndryshme mund te paraqesin shqetesime te ndryshme. Shpesh here ne vendet e BE gjate periudhave te tyre elektorale, tensionet kunder hapjes se kufijve dhe tregut te punes dhe sidomos agresiviteti kunder emigranteve eshte pjese e platformave elektorale sidomos ne vendet ku e djathta radikale ka gjetur akses ne parlament. Se treti - analiza serioze e ketyre kerkesave dhe bashkepunimi me keto vende dhe institucionet e BE-se per t’i sqaruar, zbutur apo reduktuar keto shqetesime mbetet prioritet i perhershem i qeverise dhe parlamentit. Se katerti - Kerkesat e herepashershme qe BE kushtezon vendet kandidate apo aspirante nuk behen per te ushqyer agresivitetin partiak por per te perafruar qendrimet dhe angazhimet e perbashketa te te gjithe faktoreve politike dhe shoqerore. Se pesti - koha e paqartesive, periudhat e keqperdorimit te lajmeve jo te verteta duhet te jete sa me e shkurter, per kete kerkohet transparence per cdo kerkese, per cdo kushtezim dhe sidomos angazhim konkret per plotesimin e kerkesave si edhe per reduktimin dhe eleminimin e pengesave ne procesin e ndertimit te shtetit ligjor dhe anetaresimit ne BE. Arbeni

Të fundit