Flash News

KRYESORE

Debati për teatrin, aktorët kundër modelit Partneritet Publik Privat të prezantuar nga Rama

Debati për teatrin, aktorët kundër modelit Partneritet Publik

Aktorët e Teatrit Kombëtar janë mbledhur për të diskutuar në lidhje me projektin e Teatrit të ri Kombëtar, i cili u prezantua disa ditë më parë nga kryeministri Rama dhe që do të ndërtohet sipas modelin Partneritet Publik Privat (PPP).

Aktori Robert Ndrenika u shpreh kundër dhënies me konçesion të teatrit të ri dhe tha se ai  duhet të ndërtohej me paratë e taksapaguesve, siç ndodh në vende të tjera. Sipas Ndrenikës, ky model favorizon interesat private dhe jo teatrin dhe aktorët.

“Ajo që më shqetësoi është Partneriteti Publik Privat që unë jam kundër këtij për arsye se jam i bindur dhe nuk ma lot perëndia nga mendja, që Teatri është një objekt që duhet ta bëjë shteti, me paratë e taksapaguesve. Në çdo vend, edhe në Maqedoni shteti e bën, jo për maqedonasit, por edhe për shqiptarët që i shfrytëzon deri në palcë. Pra nuk jam fare për këtë”, ka deklaruar Ndrenika.

Të njëjtinn qëndrim patën edhe personazhe të tjerë, si: Bujar Asqeriu dhe Bujar Kapexhiu, Agim Doçi dhe Sazan Guri.

Të fundit