All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Debati për Teatrin, media e majtë shtrembëron qëndrimin e Ismail Kadaresë

All - Paragraf - 1

Në kulmin e debatit për Teatrin Kombëtar, në turra vrapin e mbledhjes së firmave, mediat e njohura për afërsinë e tyre me qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës, publikuan lista me firma artistësh të cilët shpreheshin për shembjen e godinës së Teatrit aktual.

All - Paragraf - 3

Lista u fol se ishte hartuar në zyrën e shtypit të Bashkisë së Tiranës, por ajo mbahet mend vetëm për përgënjeshtrimet e bëra, ku shumë prej aktorëve u shprehën se nuk kishin firmosur në dokumentin në fjalë. Sot, atë listë nuk e sjellin më në kujtesë as vetë ata të cilët e shkruan.

Një ditë para votimit, për të disajtën herë, të ligjit për Teatrin Kombëtar, ‘Report tv’ ka transmetuar një lajm me titullin “Ismail Kadare: Teatri Kombëtar i sotëm, një ngrehinë, duhet një Teatër i Ri”.

Lajmi i referohet një parathënie të shkrimtarit Ismail Kadare shkruar në vitin 2008, pra 10 vite më parë, dhe e kanë risjellë në debatin e sotëm duke e nxjerrë totalisht jashtë kontekstit.

Parathënia e shkruar nga Kadare u risoll në vëllimin e 3-të të veprave të Mid’hat Frashërit, ku ka tërhequr vëmendjen për kronikën në fjalë, por në asnjë rresht shkrimtari nuk flet për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Kjo do të thotë se kronika është trajtuar qëllimisht në këtë mënyrë duke përcjellë një informacion të pasaktë, gafa të cilat një gazetar me formimin minimal nuk mund t’i bëjë, vetëm në rast se ai që ka shkruar kronikën mund të jetë pjesë e zyrës së shtypit të ndonjë institucioni që është investuar fuqishëm në çështjen e Teatrit Kombëtar.

Po t’i shtosh kësaj dhe faktin që vetë shkrimtari, edhe pse i është kërkuar disa herë, ka preferuar të mos jap qëndrimin e tij në lidhje me debatin për Teatrin Kombëtar e bën edhe më të rëndë manipulimin.

Shkrimi i shqiptarja.com

Të fundit