Flash News

KRYESORE

Debati për teatrin/ Monika Kryemadhi në Kuvend: Jam sot këtu për të bërë një premtim

Debati për teatrin/ Monika Kryemadhi në Kuvend: Jam sot këtu

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka akuzuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe planin e tij për të shkatërruar godinën e Teatrit Kombëtar, gjatë fjalimit që mbajti në foltoren e Kuvendit. Kryemadhi e konsideroi projektin e kompanisë ‘Fusha’ për teatrin si një projekt mafioz që ka për synim pastrimin e parave të drogës së kryeministrit Rama.

Sot janë dy rrugë, tha Kryemadhi, imoraliteti dhe morali përpara shqiptarëve.

Kryetarja e LSI bëri edhe një premtim për artistët dhe qytetarët: “Nëse miratohet ky projektligj, unë do të jem në rresht e para kundër ruspave të Edi Ramës.”

“Mjaftojnë vetëm 100 veta për t’ju zbuthur nga hajdutëria juaj. E patë shumë mirë se çfarë ndodhi në ‘Rrugën e Kombit”, u shpreh Kryemadhi, duke akuzuar kryeministrin Rama si anti-shqiptar.

Të fundit