Flash News

KRYESORE

Debati për Teatrin vijon në Kuvend, thirret për të dhënë ‘llogari’ drejtori i Hipotekës

Debati për Teatrin vijon në Kuvend, thirret për të

Debati parlamentar sa i takon çështjes së Teatrit Kombëtar do të vijojë edhe këtë javë. Në faqen zyrtare të Kuvendit njoftohet se në mbledhjen e sotme Komisioni i Medias do të ketë në rendin e ditës vetëm këtë çështje.

Në mbledhjen që do të nis në orën 11:00, është ftuar për të dhënë ‘llogari’ drejtori i Hipotekës.

“Seancë dëgjimore me Kryerregjistruesin e Zyrës së Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, z. Valdrin Pjetri, për të dhënë informacione dhe shpjegime në lidhje me sipërfaqen aktuale të pronës ku ndodhet Teatri Kombëtar, ndryshimet që ka pësuar ndër vite, mënyrën e tjetërsimit të pronave rreth saj dhe pronarët kufitarë të pronës së Teatrit Kombëtar”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Të fundit