Flash News

KRYESORE

Debati për zhdekretimin e zgjedhjeve ka përçarë KQZ-në

Debati për zhdekretimin e zgjedhjeve ka përçarë

Pas deklaratës së zëdhënëses së KQZ-së, Drilona Hoxhaj, e cila tha se kërkesa e Bashkive është jashtë kompetencave dhe cënon ligjin zgjedhor në Shqipëri, ka reaguar kryetari i këtij institucioni, Klement Zguraj.

Në një prononcim për Fax Neës, Zguraj ka thënë distancohet nga kjo deklaratë duke argumentuar se është qëndrim i 4 anëtarëve të komisionit dhe jo i tij.

“Deklarata e sotme nga zyra e KQZ-së, është qëndrim i katër anëtarëve të Komisionit, është qëndrim i tyre, jo qëndrimi im”, tha Zguri.

Kujtojmë se në dy raste, Zguraj ka mbajtur një qëndrim krejt tjetër nga ai i anëtarve të tjerë të KQZ-së, duke braktisur mbledhjen që zhvillohej për diskutimet mbi vendimin e presidentit për ç’dekretimin e zgjedhjeve.

Të fundit