Flash News

KRYESORE

Debati taksë e sheshtë apo progresive, Rama i përgjigjet PD: Hoqëm 10%-shin famëkeq për të gjithë

Kryeministri Edi Rama vijon me statistikat për të treguar që gjatë dy mandateve të tij qeverisëse është punuar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama publikon shifrat për të sqaruar opinionin publik, pas akuzave të PD-së, se gjatë 8 viteve të PS-së në pushtet janë rritur pagat dhe është hequr taksa 10% për të gjithë.

Sipas Kryeministrit, në arkën e familjeve të punonjësve të shtetit janë shtuar 210 milionë USD më shumë se sa në qeverisjet e mëparshme.

"Mirëmëngjes dhe me këto shifra domethënëse, të cilat tregojnë se në dy mandatet tona, nga rritja e pagave dhe heqja e taksës famëkeqe 10% për të gjithë, kemi shtuar në arkën e familjeve të punonjësve të shtetit rreth 210 milionë USD më shumë se sa në vitet e atyre që e çuan Shqipërinë buzë greminës, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.

Të fundit