Debatit për Reformën Zgjedhore i bashkohen dhe Lorik Cana e Anxhelina, kanë dhe një kërkesë publike

Pjesë të debatit për Reformën Zgjedhore janë bërë dhe Lorik Cana e Anxhelina Hadërgjonaj të cilët kanë kërkuar votimin e Diasporës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të planifikuara për vitin 2021.

Përmes një postimi në Facebook, Cana kërkon që në zgjedhjet e ardhshme të përfshihet dhe vota e Diasporës, si dhe të aplikohet një sistem zgjedhor me lista të hapura.

“Të dashur miq, vëllezër dhe motra! Në këto kohë të vështira, kur jemi duke u përballur me epideminë Covid-19, kur po kujdesemi për familjet dhe miqtë tanë, kemi një dritare të shkurtër mundësie për të formuar të ardhmen e Shqipërisë përmes fuqisë së votës së Diasporës. Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore do të bëjë rekomandimet e tyre në Komisionin Parlamentar Shqiptar për Reformën Zgjedhore për votimin e Diasporës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të planifikuara për vitin 2021.

Ju lutemi nënshkruani këtë peticion, ndajeni me familjen dhe miqtë për ta nënshkruar, qarkullojeni me kontaktet, email dhe ndajeni në rrjetet sociale. Nga kjo varet stabiliteti dhe e ardhmja e Shqipërisë! Reforma zgjedhore shumë e nevojshme për përfaqësimin e listave të hapura dhe votimi i Diasporës në Shqipëri do të sjellë stabilitet politik, mirëqenie ekonomike, do të reflektojë edhe vullnetin e vërtetë të popullit. Kosova tashmë e lejon, le ta bëjmë në Shqipëri!”- shkruan Cana.

Të njëjtën lutje ka bërë dhe Anxhelina.