Flash News

KRYESORE

Debatoi me përfaqësuesin e ONM, shkarkohet nga detyra prokurori i Apelit, Bujar Hoti

Debatoi me përfaqësuesin e ONM, shkarkohet nga detyra prokurori i

Prokurori i Apelit në Durrës, Bujar Hoti është shkarkuar nga detyra pasi nuk arriti të kalojë me sukses procesin e vettingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka shkarkuar prokurorin pasi nuk arriti të justifikojë dot pasurinë e tij.

KPK provoi se janë kryer manipulime në manovrat e përfitimit të një kredie, destinacioni i së cilës ishte i dyshimtë.

Madje, në seancën e parë dëgjimore pati edhe një debat mes tij dhe përfaqësuesit të ONM, Theo Jacobs.

“Ju po na thoni se keni blerë bukë te kasapi dhe prisni që ne ta besojmë këtë. Ne këtu presim të na thuash të vërtetat. Ju folët edhe për kursime, që nuk i keni deklaruar asnjëherë. Morët një kredi 70 mijë euro dhe këto para përfunduan në llogarinë bankare personale të një administratori firme”, tha përfaqësuesi ndërkombëtar.

Sipas Birn, familja Hoti ka përdorur sistemin e kredive bankare për të financuar blerjen e pasurive të paluajtshme. Gjatë periudhës deklaruese, subjekti i rivlerësimit dhe bashkëshortja e tij kanë marrë në total 40.5 milionë lekë kredi.

BIRN gjeti gjithashtu se një makinë e shitur në vitin 2007 nuk rezulton në deklarimet e mëparshme të pasurisë, ndërsa blerja me leasing e një makine në vitin 2012 nga bashkëshortja e zotit Hoti nuk pasohet nga deklarimi i pagesës së kësteve deri në kohën e shitjes së kësaj makine.

Të fundit