Flash News

KRYESORE

Debatuan për motive xhelozie, 50-vjeçari godet me thikë gruan

Debatuan për motive xhelozie, 50-vjeçari godet me thikë gruan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Genova të Italisë, ku një 50-vjeçar shqiptar ka plagosur me thikë gruan e tij pas një zënke për motive xhelozie

Shqiptari me inicialet A.K ka goditur disa herë me thikë gruan e tij 41-vjeçare, e cila aktualisht ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Kanë qenë komshinjtë ata që kanë lajmëruar policinë për ngjarjen, ndërkohë që po vijojnë hetimet për të.

Çifti shqiptar kishte vite që jetonte në Itali dhe kishin marrë nënshtetësinë italiane.

Të fundit