Flash News

KRYESORE

Dëbimi i dy diplomatëve rusë, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë

Një ditë pas vendimit për dëbimin e dy diplomatëve rusë, vjen reagimi i parë i Ambasadës Amerikanë në Tiranë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook, ambasada e SHBA apelon shtetin rus që të marrë përsipër përgjegjësitë për veprimet e saj.

“Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje Rusisë të marrë përsipër përgjegjësinë për veprimet e saj dhe t’i tregojë botës se është e aftë të përmbushë angazhimet dhe përgjegjësitë e saj ndërkombëtare si anëtare e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, në mbështetje të paqes dhe sigurisë kombëtare”, sqarohet në njoftimin e ambasadës.

Dy diplomatët rusë në Tiranë

Aleksey Balashov, Sekretar i Parë i Ambasadës së Rusisë, është shpallur ‘non grata’ nga Tirana.

Të njëjtin fat ka patur edhe Atasheu Ushtarak rus, Vladislav Filippov (në foto), i cili do të dëbohet së bashku me kolegun tjetër.

Sipas deklaratës së MEPJ, veprimtaria e dy diplomatëve nuk përputhej me statusin e tyre diplomatik, ndërkohë që nuk jepen më shumë të dhëna.

Ndonëse nuk është komunikuar zyrtarisht nga Ministria e Jashtme, kryeministri Edi Rama mësohet të jetë shprehur në mbledhjen e Grupit Parlamentar se, dëbimi i diplomatëve është vendosur në koordinim me Bashkimin Europian, NATO-n dhe Britaninë e Madhe pas helmimit të ish-agjentit rus Sergei Skripal.

Të fundit