Flash News

KRYESORE

Dëbimi i gylenistëve, Haradinaj raporton para Komisionit Parlamentar: Fyerje ndaj meje!

Dëbimi i gylenistëve, Haradinaj raporton para Komisionit Parlamentar:

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka raportuar në Komisionin Parlamentar në lidhje me dëbimin e 6 gylenistëve nga Kosova në mars të këtij viti.

Haradinaj ka sqaruar se për shkak të mos informimit të tij ashtu siç është në ligj, kërkoi atë kohë shkarkimin e drejtorit të AKI-së, Driton Gashi si dhe ministrit të Punëve të Brendshme Flamur Sefajt, njofton Klan Kosova.

Veç tjerash kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se në lidhje me kërkesën për shkarkimin e Gashit dhe Sefajt ka pasur edhe përkrahjen e presidentit Hashim Thaçi.

Pjesë nga raportimi i Haradinajt:

E kam pranu ftesën për raportim, ju kam kërku falje me shkresë për thirrjen paraprake, unë e kam përgatit një material, të cilin e keni përpara.

Në të i kemi mbledh veprimet ashtu siç i kemi të evidentuara për atë ditë, fillimisht ka qenë takimi ii nivelit të lartë për sundim të ligjit, të cilin e kam kryesuar.

Pastaj, menjëherë pas takimit, nga 11:15 e deri në 12:26, më 29 mars është mbajt mbledhja e Kryesisë, në të cilën kam marr telefonatë nga një zyrtar diplomat, i cili më ka pyet për temën në fjalë.

Pastaj i kam radhitë të gjitha veprimet më kryesore të mundshme që i kemi ndërmarrë. Të gjitha materialet përfshijnë veprimet e ndërmarra dhe vendimet për këtë çështje.

Gjërat për policinë e AKI-në nuk i kam përfshirë pasi duhej leje, por vetëm vendimet dhe veprimet e ndërmarra nga unë.

Në material ceket se hera parë që kam marr informatën dhe njoftimin ka qenë mes orës 11:00-12:00.

Më 29 mars, ju kam drejtuar ministrit të MPB-së, Flamur Sefaj dhe shefit të AKI-së, Gashi pse janë depërtuar shtetasit turq, ku janë dërguar dhe disa informata tjera, pasi ata më detyrohen mua për njoftim.

Ka qenë obligim i ministrit Sefaj dhe drejtorit të AKI-së që të më njoftojnë paraprakisht për aksionin, e kanë pasur përgjegjësi.

Vendimi për shkarkim të dyve  është vendim i diskresionit të atij që ia ka dhënë besimi, e që e jep kryeministri, njëkohësisht edhe për emërimin e drejtorit të AKI-së, gjysmën e vendimmarrjes e merr kryeministri.

E duke pasur parasysh se ata duhej të raportonin te kryeministri, e kam shfrytëzuar të drejtën time duke i shkarkuar.

Deri në momentin konkret s’kam pasur vërejtje për dyshen, por kjo që kanë bërë ka qenë fyerje ndaj meje.

Votimi im ka qenë pjesë e imja, por kam pasur përkrahje edhe nga presidenti për këtë.

Ekziston mundësia edhe për shkarkim edhe nominim, këtë mund ta bëjmë edhe unë edhe presidenti.

Kur një zyrtar i lartë nuk e ka besimin e atyre që e zgjedhin, atëherë duhet të jap dorëheqje.

Të fundit