All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Dëbohet nga Britania e Madhe shqiptari që shiste kokainë në rrugët e Brightonit

All - Paragraf - 1

Një 28-vjeçar shqiptar do të deportohet nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë pasi u arrestua më herët për shpërndarje droge. Fatjon Gjini, kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, duke përdorur ID të rremë, para se të joshej nga shuma të mëdha parash për të ndihmuar në furnizimin me drogë në rrugët e Brightonit.

All - Paragraf - 3

Gjatë arrestimit me 14 gusht të këtij viti, atij iu gjetën në automjetin tip Volkswagen Golf me të cilin po lëvizte, 25 qese me kokainë.

Pas arrestimit, shqiptari kishte pranuar akuzat.  Ai kishte thënë se ka punuar, sepse një burrë i kishte premtuar 3 mijë paund në javë për të shpërndarë drogë. Gjini kishte thënë se më parë kishte punuar në një lavazh makinash, ku fitonte 40 paund në javë. Por, burri që i premtoi 3 mijë paund në javë e kishte gënjyer. Avokatët mbrojtës janë munduar të arsyetohen se ai ishte gjendur në pozitë të palakueshme dhe tani atij i ishin thënë se i ka 3 mijë paund borxh, pasi ka shfrytëzuar hotelin dhe veturat. Për këtë arsye ka punuar në shpërndarjen e drogës. Gjithashtu shqiptari kishte lejen e drejtimit të automjetit në emër të Giorgio Liverakos, që gjithashtu ishte false.

Shqiptari u shpall fajtor për furnizimin me drogën e klasës A. 28-vjeçari gjithashtu u shpall fajtor për posedim të dokumentit të identitetit fals, duke drejtuar mjetin pa leje dhe duke drejtuar një automjet pa sigurimin e palës së tretë. Gjykatësi Paul Tain ka dënuar Gjinin me 16 muaj burg, si dhe për 22 muaj nuk ka drejtë të drejtojë automjetin.  “Realiteti është që ju të përballeni me dëbim të menjëhershëm kur të arrini gjysmën e kohës së dënimit”.

 

 

Të fundit